9.1 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

Erdogan jep premtimin e madh: Të gjitha territoret e pushtuara do t’i rikthehen Ukrainës, përfshirë Krimean

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se i gjithë territori i pushtuar nga Rusia duhet t’i kthehet Ukrainës, përfshirë edhe Krimean që ishte aneksuar prej forcave të Vladimir Putin në vitin 2014, shkruan The Guardian.

Gjatë natës, televizoni turk PBS NewsHour publikoi transkriptin e plotë të intervistës me presidentin turk në të cilën ai tha: “Nëse do të vendoset paqja në Ukrainë, natyrisht, rikthimi i tokës që ishte pushtuar do të bëhej çështje me shumë rëndësi. Kjo është ajo që pritet. Kjo është ajo që dëshirohet. Putin ka marrë hapa të rëndësishëm. Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm. Tokat që janë pushtuar do t’i rikthehen Ukrainës”.

- Advertisement -

I pyetur specifikisht në çështjen e Krimeas, Erodogan tha: “Që nga viti 2014, ne kemi biseduar me mikun e ndershëm, Putin, rreth kësaj teme dhe kjo është ajo se çfarë ne kemi kërkuar nga ai. Ne kemi bërë thirrje që ai të rikthejë Krimean drejt pronarëve të saj legjitim… fatkeqësisht asnjë hap nuk është ndërmarrë”.

Erdogan refuzoi të thoshte se kush mendon që ka tani përparësi në luftë, duke thënë: “Si një lider, unë nuk jam i gatshëm të prononcohem. Ajo se çfarë të gjithë ne dëshirojmë të bëjmë dhe të shohim është të përfundojmë këtë luftë me paqe, çoftë drejt Putinit, çoftë drejt Zelenskyt, unë kam bërë gjithmonë këtë kërkesë. Ky është një konflikt që ka përfunduar me pasoja. Njerëzit janë duke vdekur dhe në fund të fund të fundit askush nuk do të fitojë”.

Ai gjithashtu tha se kishte diskutuar në lidhje me luftën drejtpërdrejt me Putin. “Në Uzbekistan, unë bisedova me presidentin Putin dhe ne patëm një diskutim të gjerë. Në të vërtetë, ai është duke treguar se ai është i gatshëm të përfundojë këtë luftë sa më shpejtë që është e mundur. Kjo është përshtypja ime sepse mënyra se si janë duke shkuar gjërat është shumë problematike; 200 pengje do të këmbehen pas një marrëveshje në mes dy palëve. Unë mendoj se do të merret një hap i rëndësishëm drejt kësaj”.

- Advertisement -

Gjatë intervistës, ai tha se “asnjë pushtim nuk mund të arsyetohet”, megjithatë ai dha një përgjigje diplomatike kur u pyet nëse Putin i kishte llogaritur gjërat gabimisht kur kishte nisur pushtimin. Erdogan tha se “asnjë lider nuk do të thoshte më vonë se kjo ka qenë gabim. Askush nuk do të thotë: Po, unë bëra gabim”. E njejta gjë është edhe për Ukrainën. A mendoni se edhe Zelensky ndihet fajtor? Liderët, kur marrin një rrugë, është e vështirë për të rikthehen. Është shumë e vështirë që lideret të zbrapsen”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -