5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:29

Enver Hoxhaj uron Vetëvendosjen

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për vendin e parë në procësin zgjedhor.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si partia e dytë me më së shumti vota në Kosovë nuk do të jetë në qeverisje me LVV pasi janë shumë larg njëra-tjetrës.

“Në emër të PDK dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Procesi i sotëm zgjedhor tregoj që qyettarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre politik duhet të respektohet. Rezultati e zë LVV në rënditjen e parë ndërsa PDKnë pozitën e dytë, e kemi pranuar si të tillë. Dua ta uroj LVV për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftoj që të punojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë më LVV pasi jemi shumë larg me njëra tjerën dhe nuk bëjmë kompromis me vlera tona. PDK do të bëj përpjekje maksimale që të funksionoj në mënyrë të rregullt parlamenti”, tha ai./Kosova ime

Të fundit

Të tjera nga rubrika