15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 16:26

Endrit Thaçi në takimin përmbyllës të PDK-së: Më merr malli për babën e axhin Kadri, por ditët e ndritshme do të kthehen

Endrit Thaçi, djali ish-presidentit Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të partisë që dikur e udhëhiqte babai i tij. Në takimin e fundit të PDK-së, aty prezente ishte edhe Lumnije Thaçi, gruaja e ish-presidentit.

Djali i vetëm i Thaçit ka thënë se liria dhe historia e Kosovës ka emër, shkruan Reporteri.net.
Tutje Thaçi i ri ka thënë se ndonëse e ka marrë malli për babain e tij e për Kadri Veselin, të cilët gjenden në Hagë në pritje të gjykimit, ka besim se ditët e ndritshme do të kthehen.

“Sot, bashkë me Nënën, mora pjesë në takimin përmbyllës të PDK-së. Historia e Kosovës ka emër. Liria ka emër. Por ka pasur edhe çmim. Ata që e dhanë jetën, themeluan shtet. Më merr malli për babin dhe axhin Kadri, por kur e pashë entuziazmin e qytetarëve për #Rimëkëmbje, kam besim se ditët e ndritshme do të kthehen. Shumë shpejt”, ka shkruar djali i Hashim Thaçit në faqen e tij në Instagram.

Në fund të postimit, Endriti ka përsëritë fjalët që dikur i thoshte babai i tij sa ishte aktiv në politikën Kosovare.

“Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë edhe miqtë e saj!”, ka shkruar Thaçi i ri.

Të fundit

Të tjera nga rubrika