0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 00:26

Emrat/ 5 nga kandidatët e Listës së Vjosa Osmanit që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës, deri më tani

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet që në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës të përfaqësohet me 5 deputetë.

Sipas burimeve të Indeksonline pjesë e Kuvendit të Kosovës nga lista “Guxo” do të jenë: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Doarsa Kica, Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Nga informacionet e deri tashme, Vjosa Osmani ka mbi 220 mijë vota, kurse Donika Gërvalla do të ketë mbi 40 mijë vota.

Kandidatja, Doarsa Kica do të ketë mbi 9 mijë vota, kurse Faton Peci dhe Haxhi Avdyli kanë mbi 20 mijë vota.

Këta 5 kandidatë tashëm e kanë siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, gjasat janë që Lista “Guxo” të jetë më e gjerë në legjislaturën e re.

Të fundit

Të tjera nga rubrika