29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Eksperti ushtarak: Gjeneralët i kanë treguar Vuçiqit cfarë do t’i bëjë NATO nëse e sulmon Kosovën

Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s, Thomas Theiner thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka marrë një mesazh të qartë nga Aleanca, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

- Advertisement -

“Mendoj se mbrëmjen e kaluar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan Presidentit Vuçiq se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të shfaqen mbi forcat serbe brenda disa orësh dhe do të fillojnë t’i bombardojnë ato… dhe brenda 48 orëve Brigada Ajrore 173 e Ushtrisë Amerikane do të jetë ukur me avion në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e Paratrofistëve të Ushtrisë Italiane “Folgore” ulet me avion në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi Theiner.

“E ndjekur një ditë më vonë nga Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila është e vendosur në Bari dhe rreth saj, dhe do të ankorohej nga Divizioni i 3-të Detar i Marinës Italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, anijeve Freccia IFV me rrota të Pinerolo-s dhe shkatërruesve të tankeve Centauro u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, ka shkruar eksperti ushtarak.

Shkurtimisht, ai thotë se NATO ka 23 vjet që trajnohet për ta mbrojtur Kosovën në raste të tilla.“Shkurt: NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën; nëse serbët ndonjëherë shkojnë ta ballafaqojnë NATO-n”, shkruan ai, dhe thotë se kjo do të merrte fund “në ajër brenda pak orësh” dhe “në tokë brenda pak ditësh”.
“Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinë këtë… por Vuçiq është një klloun”, shkroi Theiner.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -