8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Eksperti i sigurisë: Sa herë afron data e implementimit të marrëveshjeve në veri, Serbia rastësisht mban ushtrime në kufi me Kosovë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka ngritur një shqetësim rreth një videoje të pakonfirmuar që është publikuar mëngjesin e sotëm.

Sipas tij, sa herë afrohen data që flasin për implementimin e ndonjë marrëveshjeje në veri, ushtria e Serbisë “rastësisht” mban ushtrime ushtarake. “Kësaj radhe quhet “Manevra 2022″”, ka shkruar Musliu.

- Advertisement -

Në anën tjetër, sipas tij si pjesë e presionit publik, në hallkën e luftës speciale, dikush, me smartphone, xhiron “artilerinë e rëndë”, duke lëvizur drejt Kosovës. Videot zakonisht janë të tilla që nuk mund të zbulohet lehtë vendi, dhe gjoja se të “rastit”.

“Pastaj, herë del në media të Serbisë e herë në media të Kosovës. Ky “stil” propagandistik serb tashmë është bërë lehtë i lexueshëm, por ende ka autoritete në qendra të caktuara që kapen në këtë karrem të Serbisë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -