16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Eksperti i arsimit kundër grevës: Kjo është mënyra se si mund të rritet paga e një mësimdhënësi

Eksperti i arsmit dhe tekonologjisë, Rinor Qehaja nuk i arsyeton grevat e SBASHK-ut ku sipas tij po përdoren për arsye sindikale.

Në një prononcim për GazetaBlic, Qehaja thotë se mësimdhënësit meritojnë pagë më të mirë por, greva nuk është zgjidhje.

- Advertisement -

“SBASHK nuk mund të arsyetoj ndërprerjen e procesit mësimor për arsye sindikale, po, mësimdhënësit meritojnë pagë të dinjitetshme proporcionalisht rritjes së inflacionit, mirëpo, për arritjen e të njëjtës sindikatat mund të jenë më kreative me reagimin sindikal”, thotë Qehaja.

Qehaja tha se në këtë pikë, nxënësit janë duke humbur shumë dhe kjo është padrejtësi ndaj tyre.

“Nxënësit tashmë kanë humbur shumë në proces të mësim nxënies dhe çdo humbje tjetër do të ishte e padrejtë ndaj tyre pikë së pari”, tha Qehaja.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -