0.3C
Pristina
3 Mars, 2021 - 03:53

Eksperti amerikan: Njohja e Kosovës nga Izraeli mesazh i qartë për pesë vendet mosnjohëse të BE-së

Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir po e vlerëson si shumë të rëndësishme marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për njohje reciproke dhe vendosjen e raporteve diplomatike me njëra tjetrën.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një marrëveshje e tillë është shumë e rëndësishme, ngase Kosova është vendi i parë m shumicë muslimane që e vendos ambasadën në Jerusalem.

Ai thotë se kjo njohjë dërgon mesazh të qartë tek pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në në Jeruzalem.

Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet.

E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika