10.3C
Pristina
8 Mars, 2021 - 15:43

Eksperti amerikan me porosi për Kurtin, i tregon cilat parti mos t’i bëjë pjesë të qeverisë së tij

Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, thotë se në ekzekutivin e ardhshëm, Albin Kurti duhet ta lë jashtë qeverisë Listën Serbe.

Sipas tij, 10 parlamentarët e garantuar për pakicën serbe duhet të jenë pjesë e qeverisë vetëm nëse ka një proces të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Alon Ben-Meir gjithashtu thotë që PDK nuk duhet të bëhet partnere e qeverisë që e qeverisë Kurti përcjell Kosova ime.

Postimi i plotë

Unë nuk besoj se 10 parlamentarët e garantuar për pakicën serbe duhet të jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, të paktën jo në këtë moment, përveç nëse ka progres të konsiderueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Më herët eksperti amerikan I kërkoi Kurtit që të shmang futjen e “rojeve të vjetra”, në qeverinë e re.

Në fund, eksperti shprehët që LDK edhe nëse ka në agjendë të I bashkohet qeverisë nuk ka përputhje me Vetëvendosjen.

Kurti duhet të shmangë futjen e ndonjë prej “rojeve të vjetra” në qeverinë e re. Në çdo rast, partia e mëparshme në pushtet, PDK, nuk do të donte të bëhej një partnere e vogël në qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti, por gjithashtu publiku dëshiron një largim të qartë nga politikat e qeverisë së mëparshme, të cilat u konsideruan joefektive dhe të ndotura me korrupsion .

Për më tepër, LDK nuk dëshiron t’i bashkohet qeverisë në radhë të parë, por edhe nëse e bëri këtë, agjenda e saj politike e brendshme dhe e politikës së jashtme nuk janë në përputhje me Vetëvendosjen.

Të fundit

Të tjera nga rubrika