-3.1C
Pristina
27 Janar, 2021 - 20:35

Eksperti amerikan i habitur si shqiptarët e Maqedonisë nuk e përkrahin Nënën Terezën e Skenderbeun pse janë të krishterë

Njohësi i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor nga SHBA’ja, Alon Ben-Meir, ka shprehur shqetësimin për qasjen ndaj identitetit nacional dhe atij fetar tek shqiptarët e Maqedonisë.

Ben-Meir ka thënë se ka ngelur i habitur nga ideja se si grupet fanatike fetare thonë se shqiptarët nuk duhet ta njohin Nënën Terezë si shenjtërore, e as Gjergj Kastrioti Skënderbeun, për shkak të përkatësisë së tyre fetare.

Eksperti politik amerikan këto reagime i ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’, duke ua përcjellë fotografitë e dy monumenteve të entiteteve kombëtare, të vendosura në Maqedoni.

Isha i surprizuar kur morra vesh se një shumicë e shqiptarëve të Maqedonisë e identifikojnë vetën e tyre më përpara myslimanë, sesa shqiptarë. Këta janë zëra që dalin nga grupet fanatike të religjionit”, ka konstatuar Ben-Meir.

Ata thonë se Nënë Tereza nuk duhet të njihet si shënjëtore, ani pse ajo ishte shqiptare nga Maqedonia, nën pretekstin se ajo nuk përfaqëson interesat e komunitetit mysliman. Numri i personave që besojnë se as Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili udhëhoqi kryengritjen kundër Perandorisë Osmane përgjatë viteve 1400, nuk duhet të njihet për shkak se është krishter, është duke u rritur me të madhe, fatkeqësisht”, ka deklaruar tutje ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika