14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Ekspertët japin alarmin: Niveli i deteve do të rritet me 30 centimetra

Ekspertët nuk e fshehin shqetësimin e tyre: akulli në Groenlandë po shkrin më ritme të paprecedent dhe në të një ardhme të afërt, sipas përllogaritjeve të tyre, kjo mund të bëjë që niveli global i deteve të rritet me gati 30 centimetra.

Studimi i publikuar në revistën Journal Nature Climate Change, tregon se 3.3 për qind e hapësirave të mbuluara me akull në Grenlandë do të shkrihen dhe kjo është e barazvlefshme me 110 trilionë metër kub akull.

- Advertisement -

Shkrirjen, shkencëtarët e konsiderojnë të pashmangshme edhe nëse bota do të niste menjëherë ndalimin e emetimeve të gazeve shkaktare të efektit serë, që po ngrohin planetin.

Sipas hulumtimit, humbja totale e akullit nga pllaka e akullt e Grenlandës, do të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve me të paktën 25 centimetra, pavarësisht skenarëve të mundshëm të ngrohjes globale.

Ekspertët nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës, kanë mbajtur nën vëzhgim ndryshimet në vëllimin e shtresës së akullit atje.

- Advertisement -

“Rritja e nivelit të detit do të vijë për shkak të këtij procesi”, shprehet gjeologu Jason Books.

Ekspertët nuk kanë arritur të përcaktojnë se kur do të ndodhë saktësisht ky fenomen, megjithatë mendojnë se rritja e nivelit të deteve mund të vihet re deri në fund të këtij shekulli.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -