5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Ekskluzive | Vendos gjykata: Enver Sekiraqa lihet i lirë

- Advertisement -

Enver Sekiraq i akuzuar se ka nxitur vrasjen e Triumf Rizës është lënë i lirë. Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë u vendos që masa e arrestit shtëpiak të i hiqet.

- Advertisement -

Avokatja e tij Kosovare Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se ai tashmë është i lirë dhe se ka për detyrë paraqitjen në polici.

“I njejti ka qene ne arrest shtepiak qe dy vite. Dje eshte vendos nga Gjykata qe te hiqet kjo mase dhe te zevendsohet me ate ne paraqitje ne polic”, tha ajo.

- Advertisement -

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

- Advertisement -

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim./Insajderi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -