3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 03:19

Ekskluzive: Pesë deputetët e parë të LDK-së

Vazhdon numërimi dhe konfirmimi i votave të kandidatëve për deputetë kudo në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas rezulatit zhgënjyes që ka marrë në zgjedhjet e së dielës, tashmë është në fund të procesit për të mësuar emrat e deputetëve në legjislaturën e ardhshme.

Aktualisht janë pesë kandidatë që kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë.

Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj dhe Hikmete Bajrami kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë.

Afër konfirmimit janë edhe Anton Quni, Ekrem Hyseni e Marigonë Geci e Vlora Dumoshi.

Në dilemë janë edhe Arben Gashi, Driton Selmanaj e Shkumbin Gashi.

Të fundit

Të tjera nga rubrika