22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Këta janë tre bodigardët që dyshohet se e rrahen ushtarin e FSK-së

U raportua për një përIeshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjestarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Bashkim Aliu Irfan Demiri.

Perparim Shabani

Irfan Demiri

Në lidhje me rastin, Gazeta Insajderi ka kontaktuar dhe pronarin e  kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.

 Insajderi mëson se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Të fundit
Lajme të lidhura