17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Eh Fatmir Malisheva bre, po shumë t’mashtroi Edi e shumë na rrejte ti neve

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, po i kalon pushimet në Shëngjin shkruan Kosova ime.

Gjatë pushimeve shkruan duke u marrë me probleme të ndryshme të shoqërisë tonë. Kësaj radhe ai i ka disa fjalë për politikanët tanë./Kosova ime

Postimi i plotë:

Porti i Kosovës i lagun e i thatë.

Je i math! Ti ruejt Zoti ropt, se je pa hile! M’thoshte nji kangëtar, n’Shëngjin, që e ndërpreu kangë, kur u futa në terracën ku këndonte.

Ta përshendesim aktorin e math, thot e vazhdon me iu tregua mysafirve, për nji status timin n’facebook.

Miq, sot e lexova statusin e z.Lajçi, për bregdetin shqiptar dhe Shëngjinin. Këtij Zoti ia ruejt ropt jarebi, se asht i math. Kësi njerëzish i duhen kombit, thot e butë e këndon kangën e Sabriut

” Pranverë në Prishtinë”!

Unë i përshëndes me dorë t’pranishmit dhe mbasi ulëm, shikimi me përplaset me Portin, me dy anie t’vjetra, që m’rrin përballë!

Siluetë m’shfaqet figura e nji ministri tregëtie, që dikur e përuroi si Portin e Kosovës!?

Eh Fatmir Malisheva bre, po shumë t’mashtroi Edi e shumë na rrejte ti neve, nunuris tue pi ujë frigoriferi!

S’po di kush kujt i ka borxh, veç kjo rrenë me Ramushin u hesht e u hap rrena e re me Albinin: Veç tash jo Porti i lagun, po Porti i thatë i Kosovës, në Durrës!?

Edvin, pashë perendinë, mos u ndal, se bash maher je ba për qesi far Albinash, Ramushash e Fatmirash. Veç Hashën, mehesape, s’ke guxu me mashtru!

Aman, mos e mashtro edhe Behgjetin, për aeroportin e Vlorës, se boll e kemi rrjep ne atje, e asht mbetë i shkreti tue thanë: O Fatmir, kthemi paret more! Hahahaha … qeshem e pi ujë!

P.S.
M’ka hi droja se mos po ia falë Vuçiqit,(si neve), e pastaj krejt peshqit i çon n’Beligrad!
Shëngjin, 22.07.2022

Të fundit
Lajme të lidhura