0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 00:37

Efekti Biden: Tri palë të konfIiktit ia përshëndesin deklaratën për përfundimin e Iuftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në fjalimin për prioritetet e politikës së jashtme gjatë mandatit të tij, tha se lufta në Jemen duhet të përfundojë. Elementet e kësaj deklarate u përshëndetën nga tri palët e konfIiktit: Arabia Saudite, qeveria e Jemenit dhe rebelët Houthi.

Qeveria e Jemenit tha se e mirëpret vendimin e presidentit amerikan që t’i ndërpritet përkrahja ushtarake koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Jashtme e Jemenit tha përmes një deklarate se qeveria e vendit është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të vendosur paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vend.

Gjatë fjalimit, Bideni gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë ndihmën për Arabinë Saudite për shkak se ky vend përballet me sulme në territorin e vet, prandaj do të përkrahet për ta mbrojtur integritetin e vet territorial.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Arabinë Saudite, SPA, Mbretëria e ka mirëpritur këtë vendim. Arabia Saudite dëshiron të punojë me të gjitha palët përkatëse dhe forcat e koalicionit për t’i dhënë fund Iuftës në Jemen, raportoi kjo agjenci.

Vendimi i Bidenit rreth Jemenit u mirëprit edhe nga rebelët Houthi, të cilët përkrahen nga Irani. “Ne mirëpresim çdo përpjekje nga ShBA-ja për ta ndalur Iuftën në Jemen dhe për ta hequr rrethimin e vendit”, tha i ashtuquajturi ministër i jashtëm i Houthi-ve, Hisham Sharaf.

Të fundit

Të tjera nga rubrika