22.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Edward Joseph i përmend “përkëdheljet” ndaj Serbisë: Themeluam gjykatën në Hagë dhe e detyruam Thaçin të japë dorëheqje

- Advertisement -

Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka çelësin për të ndryshuar dinamikën në gjithë Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Joseph në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë të martën ka thënë se Zelensky me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të bënte ndryshimin dhe do t’i linte më pas pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, që të zgjedhin mes tij dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkruan Demokracia.

Joseph, që është ligjërues në shkollën e Universitetit “John Hopkins” për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), ka thënë se propozimi evropian është më i miri që ka mundur të bëhet mes Kosovës dhe Serbisë momentalisht. Por, ai thotë se kjo nuk do të bëjë zgjidhje.

- Advertisement -

“Marrëveshja që është bërë është më e mira që rrethanat e lejojnë, ofron përmirësime bilaterale konkrete, por nuk e ndërron statusin e të qenit në geto për Kosovën apo edhe potencialisht nuk ndikon në marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë”, tha Joseph.

Ai i ka fajësuar pesë shtetet e BE-së, Greqinë, Qipron, Sllovakinë, Rumaninë e Spanjën, që nuk e njohin Kosovën, se me këtë riafirmojnë pozitën e Serbisë dhe çdo gjë që shkon me këtë.

“Në mënyrë direkte, këto shtete mosnjohëse i japin Beogradit levën për të goditur sovranitetin dhe funksionalitetin e tri prej katër shteteve fqinje, në të cilën serbët jetojnë në numër të konsiderueshëm, pra në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë e Mal të Zi”, tha Joseph.

- Advertisement -

Joseph ka thënë se arritja e marrëveshjes, sipas propozimit franko-gjerman, ka shumë benefite për Kosovën, duke e vënë si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, në pozita të njëjta fqinjësore, mirëpo ndërkombëtarisht Kosova do të mbetet në geto.

Ai ndërkohë në vlerësimin që ka bërë ish-diplomati britanik Anthony Monckton, se “serbët e kanë të ngulitur thellë në kujtime bombardimin e NATO-s dhe se nuk duhet harruar këto”, ka thënë se Perëndimi menjëherë pas vitit 1999 i ka qëndruar në krah Serbisë.

“Ndalëm një kryengritje shqiptare në Luginën e Preshevës. Krijuam një gjykatë të veçantë në Hagë, që ndjek vetëm shqiptarët, jo edhe krimet e serbëve. E kemi detyruar në vitin 2020, presidentin e një Republike, Hashim Thaçin, të japë dorëheqje e të shkojë në Hagë. E kemi edhe Joe Bidenin këtu, i cili si zëvendëspresident i SHBA-së shkoi në Beograd, jo për të kërkuar falje për veprimet e NATO-s, por ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. Është dëshmuar se kjo nuk ka të bëjë me ‘Shqipërinë e Madhe’, nuk ka të bëjë me ndëshkimin e serbëve, por kishte të bënte me një ngritje ndaj një agresioni”, tha Joseph.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -