fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Edoni pas eIiminimit: Më penaIizoi fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, i eliminuari i javës, Edoni apo Victoria Owns është pritur në skenë nga nikoqirët zyrtarë të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Edoni ka theksuar se të qenit pjesë e komunitetit LGBT si dhe profesioni i tij prej ‘Drag Queen’ janë arsyet që sipas tij, kanë bërë që aventura e tij brenda këtij ‘reality show’ të marrë fund.

- Advertisement -

“Unë zakonisht i përjetoj sendet keq në fillim, pastaj kur të bëhet puna nuk i përjetoj shumë keq. Mendoj që fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit më ka penalizuar në aspektin e të qenit i nominuar, dhe tashmë i eliminuar”, ka thënë ai.

Po ashtu, Edoni ka deklaruar të ketë dhënë shumë në këtë format, diçka që sipas tij, nuk e kanë bërë disa prej banorëve që janë akoma brenda shtëpisë.

“Më vjen keq që rrugëtimi im u ndal, do të doja të vazhdoja deri në fund. Kam dhënë shumë sende në shtëpi, brenda në shtëpi ka shumë të tjerë që nuk kanë dhënë as sa gjysma ime, si Andi, Gresa, Vivien e Artani”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të fundit

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -