17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Edi Rama jep lajmin e madh: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

Rama këtë e tha ndërsa vizitoi këtë kompleks të përpunimit të grurit, ndërsa bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, anise tha që do ta respektojnë kërkesën e tyre për të analizuar më gjatë këtë çështje.

”Bashkë me ministren [Frida Krifca] flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja”.

 

Të fundit
Lajme të lidhura