11.9 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024

Edi Rama ia lëshon një “kunxh” Albin Kurtit, fton që mos ta sulmojnë për tradhti dhe harresë

- Advertisement -

Përmbajtja e marrëveshjes që u publikua dje nga ana e Bashkimit Evropian pas takimit Kurti-Vuçiq, po vazhdon të komentohet. Në vallen e komenteve ka hyrë edhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

- Advertisement -

Në një cicërimë në Twitter, Rama ka “goditur” Albin Kurtin, kryeminsitër i Kosovës, i cili dje e shpalli publikisht gatishmërinë për të nënshkruar dokumentin, ku parashihet edhe respektimi i marrëveshjeve paraprake, përfshirë atë të Asociacionit.

Në cicërimin e tij, z. Rama ka shkruar me ironi duke thënë se uron të mos sulmohet z. Kurti si tradhtar.

- Advertisement -

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!” – shkroi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -