11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Edhe Tomë Gashi zhgënjehet në Lëvizjen Vetëvendosje

Përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë ka tronditur vendin, me këtë rast ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi, duke thënë se mos të vajtojmë në raste tragjike, por ta ndryshojmë gjendjen dhe se krimi nuk luftohet duke i lënë të korruptuarit e të paaftit në sistem.

- Advertisement -

“Mos te vajtojm ne raste tragjike si  kjo qe ndodhi me dhunimin e vajzes 11 vjeqare po te ndryshojm gjendjen  duke i largu te pamerituarit e të paaftit ne pozita qe kan ardhe me ndihmen e atyre qe kan qen ne pushtet per 20 vjet. Krimi nuk luftohet duke i lan te koruptuarit e te paaftit ne sistem” – ka shkruar Tomë Gashi.

Teksa, ai ka përmendur edhe rastin kur ish- presidenti, Hashim Thaçi kishte falur 3 apo 4 vjet burg një personi.

“Po e perfundoj edhe me nje fakt , e mbani mend se Hashim Thaqi si President ja fali nja 3 apo 4 vjet njerit qe ishte ne dhome me Astiritin e ky cimeri tjeter i Astritit kishte vra nje fëmi  per Hakmarrje po garant me ket falje te Hashimit ose ka dal tashme nga burgu ose shpejt do te lirohet sepse Hashim baba i ka ndihmu”.

- Advertisement -

Derisa në fund, Gashi, i cili njihet si përkrahës i Lëizjes Vetëvendosje ka adresuar edhe ankesë ndaj kësaj partie,. Ai tha se ne e kemi votuar LVV për ndryshime dhe jo për vajtime.

“Ani kur po thirren ne VETEVENDOJSE! Me vjen me vjell. Na e kemi votu Levizjen VETEVENDOSJE ! per ndryshime jo per vajtime”.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Pas krimeve te tmerrëshme mos vajtoni po ndryshoni.

Para me shume se nji viti u be publike se vrasja e tmerrshme ne Ferizaj ku i dushuari kryesor kishte precedent penal aq te rande me rreth 140 kalezime penale sa qe do te duhej te shkarkohej siq thuhet ne Shqiperi nje dyzine e gjyqtareve e prokurorev qe e lan ne liri vrasesin , e te njejtit e mbajn ne burg dike per dy pula e nje meter dru.

Per kete rast nuk u shkarkua asnje hetues policor sepse ka pas hetues e shefa te Policisë që thujet se në gjep te vockel mbanin Prokuror te caktuar ne Prokurori te caktuara.

Fatekeqesisht ka pas raste te shumta ku kan dështuar të gjithë ata qe e kan punë luftimin e krimit, psh. rasti i denimit per dhunim në Pejë ku per kët veper u denu njeri me vetem 8 muaj burg aq sa ta mbulonte gjykata paraburgimin e tije.

Prokurorja e rastit nuk u ankua fare per kete dënim apsurd qe ne te vertet ishte me shume “ shperblim”

Ka pas mija e mija raste skadaloze në gjykatat e prokurorit tona per 23 vjet sa qe për keqperdorime te detyres zyrtare do te duhej te ishin ne burg shume gjyqtar e prokuror po ja sistemi i ka mbrojt sepse vet keta e kan mbrojt njeri tjetrin dhe ne vend se ne burg e kan avansuar njeri tjetrin sa qe tani kemi Prokuror qe nuk e kan mbajt asnje sekond ne burg diken per shembull në Gjilan per mashtrim prej 340.000 euro/ treqind e katedhjet mij euro / dhe Gjykata pas më shumë se 5 viteve mezi e ka denu me 1 vit burg për 340.000 euro te cilat ai kurrë të demtuarve nuk ju ka kthy , ej drejtsi se jo mahi.

Kjo Prokurori e kjo gjykate ka majt ne burg polic te denoncuar per qe e kan hanger nga nje gjysme pule ne vlere 3.5 euro.

Mos mi numru te gjitha skandalet e sistemit juridik sepse jan aq shume sa qe veshtir se mundet mi nxan edhe nje enciklopedi enkas per ta.

Rasti e hetimit preliminar te Prokurorit nje Prokurori te Prishtines i eshte besuar nje Prokurore qe ka qen e shpallur pergjese ne procedur disciplinore hiq ma larg se para 2 viteve, e kjo Prokurore per 1 vit jo qe nuk ka nxjerr ende vendim per zhvillim te hetimit per ket prokuror qe e kercnoje drejtoreshen e ujsjellisit te Prishtines se do ta arrestoj nese nuk ja rregullon rrjedhen e ujit ne ndertesen ku ai jeton edhe pa qen fare prokuror ne ate rast sa qe nga kecnimet e prokurorit drejtoresha u detyru te kerkoj ndihmë mjeksore ne spital dhe Prokurori arriti ta detyroj qe ajo te veproj ne dam te kompanisë ne shume mbi 10.000 euro per te ja rregullu ujin bossit dhe ende asgje.

Ndaj ketij Prokurori nuk perfundoj as procedura disciplinore e leje ma penale.

Nuk ka edhe si te jet ndryshe sepse kryetari i keshillit prokurorial jeton ne te njejten ndertes me prokurorin te cilen policia e paraqiti ne prokurori per keqperdorim te detyres zyratare, e qe nder te tjera jepte urrdhera qe ishin apsolutisht te kundërta me ligjin.

Sa keq per Levizjen VETËVENDOSJE! kur e mora vesh qe ministria e drejtesis e ka emru kete prokurore te Pejës qe nuk po e heton seriozisht ket kolegun e vet prokuror te Prishtines te jet antare e komisionit per provim te jurisprudences ne landen penale.

Nga kjo Prokurore varet se kush munde te kaloj provimin e jurisprudences qe te munde te behet prokurore, gjyqtare apo avokat !

Keta si kjo po naj prishin edhe gjenaratat e ardhshme te Prokuroreve e te Gjyqtareve.

Keta qe as vetingu nuk e ka njet mi qit prej sistemi se deri dje ishin me “ata” e tash kines jan me VETEVENDOSJE!!!!???

Mos te harrojm se asnjë oficer i burgut të Prizrenit ku është vrarë Astrit Dehari nuk është shkarkuar , asnjë hetues nuk është larguar nga puna , asnjë prokuror nuk është larguar nga puna, njëri bile eshte avansuar ne prokurorin speciale..

Ata qe kan dergu prova te manipulune ne Institutin zviceran ne hetimin e rastit te vrasjes se Astrit Deharit jo qe nuk po i heton Prokurori Afrim Shefkiu po garant keshin me neve qe po kerkojm hetimin e tyre per keqperdorime sepse jan te lidhur si zorret hetues e Prokuror te caktuar.

Normal qe keta jan pakice se shumica e Hetuesve e Prokuroreve dhe Gjyqtarve jam shume ok, perndryshe do te na leshonte toka.!

A e mbani mend qe prokurori qe pa asni prove e arrestoj Astrit Deharin tani eshte avokat siq eshte edhe gjyqtari , kish dhane leje te paligjeshme per vizit ne burg per Astrit Deharin .

Ky ish Gjyqtar e tani Avokat leje per vizite ne burg i kishte dhane edhe njërit qe sipas nanes se Astritit kishe kontribut edhe ne vdekjen e dyshimt te Arbnorit dhe vdekja e tij sipas saj ka ardh sherri i tij..!

E mani mend qe edhe hetuesi i rastit te Arbnor Deharit ka vdek …rrethanat nuk i dijm.?

A e dini qe edhe cimeri i Astrit Deharit Naser Makolli vdiq ne burg ne Lipjan pasi u transferu ne burg ne Lipjan bashk me nje pjese te stafit te burgut ne Prizren. Familja e tij kan deklaru haptas se vdekja e tij ka ardhe si pasoj e asaj qe aj ka dite per vrasjen e Astritit ne burg sa ishin bashk per 78 dite.

Po e perfundoj edhe me nje fakt , e mbani mend se Hashim Thaqi si President ja fali nja 3 apo 4 vjet njerit qe ishte ne dhome me Astiritin e ky cimeri tjeter i Astritit kishte vra nje fëmi per Hakmarrje po garant me ket falje te Hashimit ose ka dal tashme nga burgu ose shpejt do te lirohet sepse Hashim baba i ka ndihmu.

Mos te vajtojm ne raste tragjike si kjo qe ndodhi me dhunimin e vajzes 11 vjeqare po te ndryshojm gjendjen duke i largu te pamerituarit e të paaftit ne pozita qe kan ardhe me ndihmen e atyre qe kan qen ne pushtet per 20 vjet.

Krimi nuk luftohet duke i lan te koruptuarit e te paaftit ne sistem .

Ani kur po thirren ne VETEVENDOJSE! Me vjen me vjell

Na e kemi votu Levizjen VETEVENDOSJE ! per ndryshime jo per vajtime.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -