17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Edhe Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, duke arritur sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, theksoi se nuk duhet harruar Ballkani Perëndimor, kur t’i jepet Ukrainës statusi kandidat për anëtarësim në BE.

Fajon ka folur edhe në lidhje me Kosovën, ku shtoi duhet t’i liberalizohen vizat, shkruan pimorske.

“Megjithatë, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë të besueshme politikën e zgjerimit, që do të thotë se nuk duhet të harrojmë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Fajon.

“Duke pasur parasysh se vetë procesi i zgjerimit mund të jetë në pikëpyetje, ne mbështesim të gjitha përpjekjet e BE-së për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit të BiH”, shtoi ministrja e Jashtme.

Takimi mes ministrave të Jashtëm të BE-së do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Të fundit
Lajme të lidhura