2.9C
Pristina
6 Mars, 2021 - 06:31

Edhe përfaqësuesi i Departmentit amerikan të Shtetit merr pjesë në ceremoninë e njohjes Kosovë – Izrael

Sot, Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike, duke zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë.

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Izraelit do ta mbajnë një ceremoni virtuale për të vendosur lidhje diplomatike midis dy vendeve. Gazetari izraelit, Amichai Stein ka thënë se në ceremoni do të marrë pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe i ngarkuari me punë në misionin e jashtëm amerikan, Jonathan Shrie.

“Meqenëse vendosja e lidhjeve u njoftua nga ish-presidenti amerikan Trump – i dërguari i SHBA-së në Ballkan, Matthew Palmer dhe i ngarkuari me punë Jonathan Shrier do të bashkohet në ceremoninë virtuale gjithashtu për të sqaruar se administrata e re mbështet këtë hap”, ka shkruar Stein.

Ministrja e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin javën e kaluar, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Të fundit

Të tjera nga rubrika