8C
Pristina
2 Mars, 2021 - 14:13

Edhe një qytetar tjetër e vendos fotografinë e Albin Kurtit në veturë

Ditëve të fundit janë shtuar simpatizantët e Albin Kurtit të cilët fotografinë e tij po e vendosin nëpër veturat e tyre.

Një veturë e tillë me fotografinë e Kurtit është parë duke qarkulluar sot nëpër rrugët e Prishtinës.

Madje duket se kjo po i pëlqen vet Kurtit, i cili shpeshherë ka pozuar para veturave të simpatizantëve të cilët e kanë vendosur fotografinë e tij.

Dje një nga përkrahësit e kreut të VV-së, Albin Kurti shfaqi një përkrahje të tillë.


Ai ka lëvizur nëpër Prishtinë me një veturë përmbi së cilës shihet një luan, gjersa nën të shkruan “Vetëvendosje”.

Kjo veturë është parë duke qarkulluar të enjten nëpër rrugët e Prishtinës dhe është fotografuar nga qytetarët të cilët kanë dërguar foto në adresë.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.

Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president.

Të fundit

Të tjera nga rubrika