11 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Edhe nëse anulohet Rezoluta e Dick Martyt, s’ndikon në gjyqin e Hagës”

- Advertisement -

Në gusht të vitit të kaluar Parlamenti i Shqipërisë miratoi një rezolutë me të cilën e denonconte raportin e Dick Marty-t “të mbushur me pretendime të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara, duke kërkuar që të tillë ta konsiderojnë të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare”. Pastaj, në një adresim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama kërkoi rrëzimin e akuzave në “drejtim të Kosovës dhe drejtuesve të UÇK-së për hir të nderit të Europës”.

- Advertisement -

Shqipëria nuk është ndalur pasi ka miratuar rezolutën e as pas fjalimit të Ramës në Strasbourg.  Vetë Kryeministri shqiptar ka bërë me dije se kanë mbledhur nënshkrimet e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE për një mocion  për rezolutë të re mbi rezolutën që flet për trafikim organesh, që është bërë në bazë të raportit të senatorit zviceran.

Ndonëse Edi Rama ka përmendur se do të mbledh nënshkrimet e Këshillit të Evropës, kjo iniciativë shihet të jetë tejet e vonuar nga Avokati i licencuar i Speciales, Tomë Gashi. Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka deklaruar se edhe nëse rezoluta e vjetër anulohet  kjo nuk do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

“Edhe nëse anulohet rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 7 janarit të vitit 2011, duke marrë parasysh pjesën e dytë të nenit 1 për Gjykatën Speciale, prapë se prapë Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet dhe do të vazhdojë punën e saj”, ka deklaruar Gashi.

Ai thotë se raporti i Dick Marty-t i cili nuk është penal por politik, për të cilën janë bërë hetime mbi supozimin e trafikimit të organeve njerëzore nga Prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, dhe nuk është vërtetuar asgjë.

“Pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore kinse kane ndodhur në shtëpinë e Mersin Katuçi i cili jeton në Shqipëri, nuk janë vërtetuar kurrë për të vetmen arsye se këto thjeshtë nuk kanë ndodhur”, tha avokati për Express.

- Advertisement -

Ai shtoi  për 20 vite janë kryer hetime ndërkombëtare nga ekspertët dhe nuk është arritur të gjendet asgjë në shtëpinë e Katuçit.

Për 2 vite Tomë Gashi është edhe përfaqësuesi juridik i Mersin Katuçi, me ç’rast tani është në përpjekje t’i bëj edhe një padi Dick Martit dhe të tjerëve për skenarët e krijuara në vitin 2004, siç i quan Gashi, madje duke tentuar edhe të zhvarrosin të vdekurit në fshatin e Katuçit.

Ndryshe, pas gati 2 vite e gjysmë, më 3 prill të këtij viti, në Dhomat e Specializuara të Kosovës u hap gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë./Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -