13.3C
Pristina
5 Mars, 2021 - 12:05

Edhe Janjiç vjen me reagim të ashpër, pasi Biden kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, ka reaguar pas dërgimit të letrës së Biden, në të cilin ka kërkuar nga shteti serb njohjen diplomatike të Kosovës.

Ai ka thënë se “Serbia pritet të njohë pavarësinë e territorit ku serbët janë ekspozuar ndaj diskriminimit sistematik etnik për 20 vjet”.

Janjiç këto deklarime i ka bërë me anë të ‘Twitter’-it.

“Dhjetëra mijëra njerëz të dëbuar nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kishat tona (serbe) u dogjën gjatë kohës së “paqes” dhe ku historia dhe e drejta jonë për të ekzistuar janë mohuar …”, spekuloi Janjiç.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti aktual i SHBA’ve, Joe Biden, i dërgoi një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. Në të ia kërkoi edhe njohjen e Kosovës, si kriter drejt anëtarësimit në BE.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, u tha ndër tjera në letrën që Biden ia ka dërguar presidentit serb.

Të fundit

Të tjera nga rubrika