fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Edhe ambasadori ynë në Londër demanton keq Vuçiqin, as ky shtet nuk e ka tërhequr njohjen

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, sot është takuar me Komisioneren e Lartë të shtetit të Eswatinit, në Londër.

Për këtë shtet ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Por, Kapiti sot demantoi këtë duke thënë se Kosova dhe Eswatini po forcojnë raportet dhe se po eksplorojnë për mundësitë ekonomike.

“Sot bëra një vizitë te Komisionerja e Lartë znj. Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar në Twitter Kapiti.

Njëjtë ndodhi edhe me shtetin e Libisë, i cili ishte në mesin e nëntë shteteve për të cilin Vuçiq tha se çnjohu Kosovën.

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, dje njoftoi se ka takuar ambasadoren e Libisë në këtë vend, Amel Jerary, duke thënë se kanë rënë dakord për thellim të marrëdhënieve Kosovë-Libi.

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Kosovës, pas pretendimeve të Vuçiqit, tha se nuk ka pranuar asnjë njoftim për tërheqje të njohjes.

- Advertisement -

Të fundit

“Çartet” komandant Sulstarova: Kroatët e ndalën Asociacionin me luftë

Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka dashur t’ua rikujtojë qytetarëve të Kosovës se “Kroacia me Iuftë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -