11.3C
Pristina
5 Mars, 2021 - 20:05

E ulët: Kandidati i AAK’së e quan Vjosa Osmanin “grua e trashë”, e Kurtin “djalë të ri”

Mbrëmë në Raushiq të Pejës, kandidatët e AAK-së u takuan me qytetarë me të cilët edhe diskutuan për çështje të ndryshme.

Me këtë rast, gjatë deklarimit të tij, kandidati për deputet nga kjo parti Gazmend Syla ofendoi u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Syla është dëgjuar teksa flet për Osmanin duke iu referuar si “gruaja e trashë”.

Ndërsa, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit iu referua si “djal i ri”.

Osmani ngjashëm ishte ofenduar edhe nga ish-bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu.

Veliu derisa po fliste për Osmanin tha se “Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe se di a e nxen”.

Pas kësaj Veliu u deklarua duke thënë se nuk kishte dashur të tingëllonte asisoj dhe as të ofendonte Osmanin për mënyrën se si duket.

Ndryshe Gazmend Syla ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, e që tani po kërkon përsëri votën e qytetarëve për një mandate të dytë.

VIDEO

Të fundit

Të tjera nga rubrika