13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

E trishtë: Djali i familjes Miftari në Rahovec gjendet pa shenja jete

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Bekim Isma’.

Mësohet se viktima është Hasan Miftari, 37-vjeçar.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se mesditën e djeshme kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi nëna e të ndjerit e kishte gjetur të birin pa ndjenja.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me nënën e viktimës.

Bazuar në dëshminë  e saj, ajo ka gjetur të birin të varur në Iitar dhe në tentativë për ta shpëtuar, ka këputur Iitarin dhe ka thirrur për ndihmë.

- Advertisement -

Nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve të para, dyshohet se i ndjeri i ka dhënë fund jetës së tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është ciIësuar ‘Hetimi i vdekjes’.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë