7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E rëndë: Gjendet i shtrirë pa shenja jete një person në mes të rrugës

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kervasari të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës. Qytetari që e gjeti të shtritë u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 58-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”.

Të njëjtat burime mësojnë se ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbërdhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari.

Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -