10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E rëndë: 30-vjeçari shqiptar lihet i plagosur me thikë në urgjencë, ndërron jetë

- Advertisement -

Një 30-vjeçar shqiptar në Spanjë ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Josep Trueta në Girona, pas një plagosjeje me thikë.

- Advertisement -

30-vjeçari i plagosur u braktis nga një automjet në dyert e urgjencës së spitalit të dielën, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë viktimën, i cili ishte pa dokumente, pasi kanë gjetur targën e makinës me të cilën ai ka mbërritur në spital.

- Advertisement -

Falë kamerave të spitalit është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që shoqëroi në spital shqiptarin.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës për të zbuluar dinamikën e vrasjes dhe personin që e qëlloi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës shëndetësore.

Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina. Sipas burimeve në qendër, mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por pa sukses.

- Advertisement -

Pamjet bënë të mundur që agjentët të identifikonin përmes targës personin që e solli në spital, një tjetër shtetas shqiptar, banues në jug të Kosta Bravës.

Pas marrjes së deklaratës së tij mesditën e të hënës, grupi hetimor mundi të zbulojë identitetin e viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -