16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

E rëndë: 21-vjeçarja nga Ferizaj tenton ti jap fund jetës pasi i dashuri iu martua me një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Rakaj të Ferizaj, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një lajmi të hidhur që kishte marrë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 21-vjeçare, e cila tentoi të kryej këtë akt, duke konsumuar sasi të madhe të barnave.

- Advertisement -

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe për pasojë nga spitali në Ferizaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi Policia ka marrë informacionet për këtë rast, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar motivi i këtij rasti. Sinjali mëson se viktima ka tentuar të bëjë aktin kur e mori vesh për martesën e të dashurit të saj. Ajo s’mundi ta përballojë lajmin se personi me të cilin ishte në lidhje dashuri kishte vendosur të martohet me një tjetër.

Sipas të njëjtave burime, zyrtarët policorë ende nuk kanë marrë një deklaratë nga viktimë në lidhje me rastin, për shkak se po vazhdon të trajtohet në QKUK.

- Advertisement -

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -