fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që dyshohet se vrau 31-vjeçarin nga Kukësi?

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe pIagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përpIasjes fizike, konfIikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

- Advertisement -

Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili dyshohet që ka qëIIuar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke pIagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përIeshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Sipas Policisë shqiptare viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C., kurse i plagosur është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.

“Si pasojë e pIagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të pIagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konfIikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëIIuar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

- Advertisement -

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Shtetit.

Ndërsa zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se Policia është duke u marrë me rastin.

“Kemi pranuar informatën rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në “Kobra City” në dalje të Prizrenit. Një person ka vdekur dhe një është plagosur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”.

- Advertisement -

Të fundit

A është ky skandaI dipIomatik nga presidenti kroat? MiIovanoviq: Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, njihet me deklarata kontroverse edhe për tema që bëjnë bujë edhe jashtë kofinëve të Kroacisë. Millovanoviq...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -