fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që dyshohet se privoi nga jeta 31-vjeçarin nga Kukësi?

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

- Advertisement -

Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Sipas Policisë shqiptare viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C., kurse i plagosur është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

- Advertisement -

Të fundit

ZbuIimi i skeIeteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Shkruan: Fahri XHARRA Flitet se dikur në Tokë jetonin njerëz gjigandë. Disa besojnë në këtë teori e të tjerë jo....
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -