Ermal Panduri, moderatori i emisionit “Debat Plus”, ka bërë një postim komik në profilin e tij. Moderatori i RTV Dukagjinit e ka publikuar “një sondazh”, të cilin e ka quajtur exitpoll, përmes të cilit ka treguar se çka po konsumojnë qytetarët për festën e Bajramit.
Sipas “sondazhit” të Pandurit, aktualisht gjëja më e konsumuar, ashtu edhe siç në fakt pritej, është bakllavaja. Gati gjysma e “respodentëve” kanë thënë se po konsumojnë bakllava, një ëmbëlsirë tradicionale, që konsumohet shumë gjatë festës së Bajramit.
“Rezultati i ketij Bajrami sipas ExitPollit te ErmalConsulting” – shkroi ai.