29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

“E njoh Serbinë më mirë se ai”, Kurti tregon çfarë ka shkëmbyer me Ramën për Beogradin

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se e njehë Serbinë më mirë se homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Këtë deklaratë Kurti e dha gjatë një interviste në “Syri TV”, ku ka treguar se Rama i ka dy linja të argumentimit për Ballkanin e Hapur”.

- Advertisement -

“Rama i ka dy linja të argumentimit. Nganjëherë vlerëson se ne po e mbivlerësojëm rrezikun e nganjëherë mendon që mund të ketë një rrezik më ta madh”, ka thënë Kurti duke iu referuar mospranimit të Ballkanit të Hapur.

Sipas kreut të ekzekutivit “Serbia nuk e kupton bujarinë shqiptare”, ka shtuar se këtë sjellje Beogradi e merr si “dobësi”.

“Unë besoj që Serbia dëshiron ta destabilizojë Ballkanin, unë mendoj që Serbia nuk është neutrale. Ka marrë anën e Kremlinit”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Ka shtuar se Ballkani është i Hapur ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia është e hapur me Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -