5.1 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 06:17

E ndërroi edhe emrin pas detyrës, por nuk i shpëtoi shkarkimit nga Konsulli

Halim Krasniqi është konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Tiranë që sot u shkarkua nga kjo pozitë me shfuqizimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

E, tashmë si ish-konsull, Krasniqi nuk kishte një imazh të mirë prej diplomati në shtetin shqiptar.

Me të marr postin e Konsullit të Përgjithshëm në Tiranë, Krasniqi kishte ndërruar emrin nga Halim në Arian.

Mediat në Shqipëri kishin raportuar se si Konsulli i Përgjithshëm rezultonte që operonte me dy emra.

Në një pasaportë të lëshuar më 25 gusht të vitit 2015 nga institucionet e Kosovës, konsulli i shkarkuar i Kosovës në Tiranë kishte emrin Halim Krasniqi, ndërkohë që në një dokument tjetër identifikimi të lëshuar nga autoritet në Shqipëri në vitin 2011, Krasniqi mbante emrin Arian.

Mediat shqiptare kishin raportuar se nuk kuptohet se si Krasniqi e ka marrë dokumentin e indentifikimit me shtetësi shqiptare në 2011, kur në pesë vite më vonë, në 2017, ka marrë pasaportë kosovare.

Krasniqi ishte emëruar në postin e konsullit vetëm një muaj pasi që Hashim Thaçi kishte marr postin e presidentit në vitin 2016.

Ish- ministri i jashtëm Glauk Konjufca kishte marr vendim që Krasniqi të tërhiqej nga detyra e Konsullit që më 30 mars 2020, por Thaçi nuk dekretonte vendimin, duke e mbajtur Krasniqin në detyrë në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa më 4 shtator 2020, Thaçi, kishte emëruar edhe për një mandat tjetër Halim Krasniqin, pasi emërimi i konsullit bëhet me propozim të ministrisë dhe se konsulli që nuk është anëtar i shërbimit diplomatik, nuk mund të qëndrojë më shumë se një mandat.

Ndërsa sot presidentja Osmani për konsullin në Tiranë, Halim Krasniqit, ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas saj nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.

Osmani ka shfuqizuar edhe tre dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë dhe Shkup. Flakron Shala, i (Prage), Blendi Kilaj (Lubjane), Lindon Kqira (Shkup).

Sipas Osmanit, sa i përket këtyre tri rasteve, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!