15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

E konfirmon SBASHK’u: Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBASHK-ut), Rrahman Jasharaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdoj.

Jasharaj në këtë konferencë për media ka thënë se greva do të vazhdojë derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave të tyre.

- Advertisement -

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ai u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci ka thënë se nesër me një shtator do të fillojë viti i ri shkollor 2022/ 23, ku sipas saj janë bërë të gjitha përgatitjet e duhuar për një fillim vit të suksesshëm, teksa cek edhe shpërndarjen e teksteve shkollore.

- Advertisement -

“Nesër zyrtarisht fillon viti i ri shkollor 2022/23, MASHT i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, tashmë është bërë shpërndarja e teksteve shkollore dhe të gjithë nxënësit do të pajisen me tekste të reja”, tha Nagavci.

“Nga takimet e zhvilluara me drejtoritë komunale të arsimit, jemi informuar se të gjitha shkollat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë janë deklaruar një zëri për rëndësinë e fillimit të mësimit me një shtator”.

Nagavci ka folur edhe për grevën e SBASHKUT, ku ju bën thirrje mësimdhënsëve të vazhdojnë punën në shkolla dhe të ndalin këtë grevë.

- Advertisement -

Ajo tha se MASHT ka pasur takime të shumta me SBASHKU-n për të biseduar rreth kërkesave të tyre.

“Kjo grevë e shpallur nga SBASHKU, nuk është duke u mbajtur në shumicën e institucioneve, andaj unë kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit e sidmos në çerdhe.Si ministri i jemi përgjigjur çdo kërkese të SBASHKUT për takime, ata janë takuar me mua dhe zyrtarët tjerë ku kemi biseduar në detaje për kërkesat e tyre”, tha Nagavci.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -