-3.7 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 00:39

E konfirmon QKUK, 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka vd.ekur një 19 vjeçare nga Mitrovica për shkak të virusit COVID-19.

19 vjeçarja është Nazlije Shefiri nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e vëshkave, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Këtë e kanë konfirmuar për Express edhe nga zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare.

Ata kanë thënë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes, Sherifi ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, është thënë për gazetën.

Të fundit

Të tjera nga rubrika