13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

E konfirmon Departamenti i Shtetit: Sekretari Blinken nuk heziton të përfshihet vetë në dialogun Kosovë-Serbi

Pas takimit të 18 gushtit në Bruksel midis liderëve të Kosovës e Serbisë që nuk prodhoi ndonjë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do të përfshihen më fuqishëm në këtë proces. Gabriel Escobar do të jetë javën tjetër në Prishtinë e Beograd, në përpjekje për t’i afruar dy palët me njëra-tjetrën, por as shefi i tij, Sekretari Antony Blinken, nuk do të jetë spektator.

- Advertisement -

Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, ka konfirmuar se SHBA’ja nuk do të qëndrojë pa bërë asgjë, madje edhe Sekretari Blinken mund të përfshihet.

“Ne jemi të angazhuar në këtë. Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Price në një intervistë për The Pavlovic Today.

I pyetur nëse Sekretari i Shtetit mund të përfshihet në ndonjë mënyrë në dialog, Price u shpreh kështu: “Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda.”

- Advertisement -

Krerët e shtetit të Kosovës kanë pasur takim me Sekretarin Blinken muajin që shkoi, ndërsa me emisarin Escobar Kurti është takuar dhe do të takohet më rregullisht.

SHBA’ja siguron që është e angazhuar në dialog dhe disa herë ka thirrur palët që bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare, me njohjen reciproke në qendër.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -