10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

E kishte të ndaluar vozitjen deri më 2041 për shkak të 150 gjobave, shoferi kapet nga Policia e Kosovës dhe i shqiptohet edhe një prej 300 eurosh

- Advertisement -

Policia e Kosovës ditë më parë ka ndaluar në Veterrnik një person i cili kishte ndalesë deri në vitin 2041 për drejtim të mjetit motorik, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

I njëjti kur dhe e kishte ndaluar policia, po zhvillonte shpejtësi 130 km/h në zonën 80 km/h.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi në fjalë ka edhe 150 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, derisa i kanë shqiptuar dhe një tjetër në vlerë 300 euro.

- Advertisement -

Njoftimi i policisë:

Drejtimi i mjetit gjatë kohës së masës mbrojtëse “ndalim drejtimi i mjetit me veprim motorik”!

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 130km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2041 si dhe ka 150 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, i njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300€ si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse sipas ligjit.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -