3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

E jashtëzakonshme: Shqiptarët e Luginës mobilizohen për regjistrim

Pas dy dekadash, shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Zyrtarët që po kryejnë procesin, flasin për interesim të madh për t’u regjistruar.

- Advertisement -

Sa më shumë që të dalin në numër, aq më të mëdha do të jenë gjasat për përmirësimin e jetesës së tyre, thonë përfaqësuesit politikë të Luginës, e cila gjendet në pjesën jugore të Serbisë.

Regjistrimi, i cili realizohet nga Enti i Statistikave Republikane i Serbisë, mbledh të dhëna për popullsinë, moshën, gjininë, strukturën arsimore dhe martesore, aktivitetin ekonomik, strukturën e amvisërive dhe familjeve, si dhe fondin e banimit.

- Advertisement -

Mbledhjen e të dhënave nga qytetarët e bëjnë drejtpërdrejt regjistruesit, të cilëve u kërkohet të mbajnë dokument identifikimi dhe ta tregojnë atë përpara se të hyjnë në një familje.

Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -