11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

E FUNDIT: Asamblisti i LDK-së në Prishtinë jep dorëheqje

Fisnik Osmani, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka dhënë dorëheqje.

Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.

- Advertisement -

Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.

“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” – tha Kupina, transmeton Kallxo.com

Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -