Familja Fejzullahu nga fshati Shallc i Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë zyrtari policor i Kosovës, Milaim Fejzullahu.
Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjtet sociale.
I ndjeri ishte edhe veteran i UÇK-së, ku ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Vushtrri, ku kanë shprehur ngushëllime.
Postimi:
Njoftim mortor!
Me dhembje morëm lajmin se ka ndërru jetë Veterani i UÇK së z.MILAIM FEJZULLAHU nga fshati Shallc.
Vorrimi bëhet me datë 14.01.2024 në ora 15.00 në fshatin Shallc!
Ngushëllime familjes Fejzullahu!