10.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

E dhimbshme: Vdes drejtoresha Ornela Gjeçi

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, në Maminas, Ornela Gjeçi humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

- Advertisement -

Zyra Vendore Arsimore Shijak përmes një mesazhi në Facebook shpreh ngushëllimet për humbjen e parakohshme të koleges së tyre.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -