28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

E dhimbshme, ushtari i UÇK’së nga Drenica braktis Kosovën!

Vajza e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Vijona Berisha ka prekur zemrat e shumë njerëzve me një postim në Facebook.

Vijona ka përcjellur për gurbet, babain e saj, Naserin, për të synuar një jetë më të mirë.

Ajo i ka thënë babait të saj se ndihet krenare dhe falenderuese ndaj tij.

Postimi i plotë i Vijonës:

Babi rrugë të mbarë, e di që nuk është e lehtë për një ushtar të devotshem të UÇK-se, ta lesh vendin tend që të bredhesh rrugëve të Evropës, por ju Ushtria Çlirimtare e Kosves asnjeher nuk u vlersuat,asnjeher nuk u respektuat…, andaj nuk ju mbet asgje tjeter perveq të largoheni nga vendi juaj që dhat djersë e gjak,sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun,mundin, folenë ,vendin dhe Familjen tende, e sot duhet t’i drejtohesh gurbetit per të mbajtur familjen me para HALLALL, faleminderit babi qe nuk na ushqeve me “haram” ashtu siq vepruan të tjeret dhe po vazhdojn ende…Babi ti nuk luftove për të ikur nga atdheu yt…!

Të fundit
Lajme të lidhura