14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

E dhimbshme/ Ky është i riu që humbi jetën derisa po punonte në objektin e Prima Group në Prishtinë

Një rasti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në objektin e Prima Group.

- Advertisement -

I riu është dërguar në QKUK por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, përkundër intervenimit të mjekëve.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Arbnor Berishën, nga Malisheva vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi i mjekëve, derisa trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Ndërkohë, Sinjali mëson se për rastin është vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, ndërkohë që kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

- Advertisement -

Kujtojmë se edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, madje edhe tragjike, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti ata.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -