24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

E dhimbshme: Ky është i riu që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Rahovec

- Advertisement -

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur në Rahovec, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili për motive akoma të panjohura i ka dhënë fund jetës duke u varur në një lis.

- Advertisement -

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Jeton Krasniqin, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që pas ekzaminimeve për shenja vitale konstatoi se viktima ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur nga familjari i tij i vetëvarur me një litar në një lis te varrezat e poshtme të fshatit Drenovc.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet e rastit, edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i IML i cili e ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe e ka dërguar në Institut për obduksion.

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -