16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

E dhimbshme: E larguan nga FSK’ja për shkak të tatuazhit, 20-vjeçari tash e sheh si mundësi emigrimin

Për të mbajtur një shenjë të familjes së tij në trup, i kishte bërë këto tatuazhe.

Por Adriatik Thaçi, s’ishte në dijeni se dy tatuazhet e tij do të ishin arsyeja që Forca e Sigurisë së Kosovës do ta përjashtonte nga procesi i rekrutimit.

- Advertisement -

Ai i kishte kaluar të gjitha testet, madje ishte pranuar si rekrut derisa pas 5 ditësh qëndrimi në kazermë i erdhi lajmi se duhet të largohet.

20 vjeçari posedon edhe dokumentacionin i cili dëshmon se ai kishte filluar procesin e fshirjes së tatuazheve me llaser.

Por kjo nuk mjaftoi që FSK-ja të ia japë edhe një shancë për të qëndruar.
Adriatik Thaçi s’është i vetmi rekrut që u përjashtua për këtë arsye.

- Advertisement -

Nga Kazerma e FSK-së në Ferizaj, i përjashtuan atë dhe 12 shokë të tij. Tash Thaçi thotë se zgjidhja e vetme për të është të largohet nga atdheu.

Lidhur me këtë, T7 ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes por të njëjtit nuk ishin të qasshëm gjatë ditës së shtunë./ Express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -