14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

E dhimbshme: 5 vëllezër pakistanez humbën jetën pasi priten për 3 orë ndihmën e cila nuk erdhi me kohë!

Lajme tragjike vazhdojnë të vijnë nga shteti Aziatik i Pakistanit i cili po përballet me tragjedi të panumërta për shkak të vërshimeve masive të cilat po shkaktohen nga shirat e fuqishme monsunike.

Stuhitë monsunike janë shira periodik të cilat zgjasin disa muaj me radhë dhe shpeshherë shkaktojnë vërshime masive, por asgjë krahasuar me sezonen e sivjetme e cilat po vazhdon të jetë e kobshme për Pakistanin.

- Advertisement -

Këta janë 5 vëllezërit që priten 3 orë në një shkëmb mes valëve të fuqishme të ujit të vërshuar, ndërsa raportohet se uji u shtua aq shumë sa që i mori me vete të gjithë dhe mediat pakistaneze dhe turke njoftojnë se të 5 vëllezërit janë rrëmbyer nga fuqia e madhe e ujërave të rrëmbyeshme duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Pakistani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve masive dhe deri më tani jetën kanë humbur mijëra persona dhe mijëra të tjerë llogariten të zhdukur, ndërsa janë afektuar miliona njerëz./MeteoBallkan

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -